Policia e Kosovës – Rajoni i Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara, janë realizuar gjithsej 191 urdhëresa gjykate.
Sipas njoftimit, prej tyre 57 urdhëresa kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër lidhet me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.
Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.
“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4567 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 1166 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...
Pacolli: Nuk jam nën hetim në Shqipëri, disa media po shtrem...
Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq
Chelsea nis “revolucionin” në sulm: Alonso kërkon golashënue...
7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, shoqërohet në pol...