Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve, përveç Ramës marrin pjesë edhe Prattipati e Hargreaves

08:29 | 23 Maj 2026
Q L

Sot do të bëhet hapja zyrtare e Bibliotekës së Fëmijëve në Pallatin e Rinisë.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ngjarja do të nisë nga ora 13:00.

Kjo bibliotekë është themeluar në hapësirat e ish-bibliotekës së studentëve në Pallatin e Rinisë dhe do të funksionojë nën menaxhimin e Bibliotekës së Qytetit të Prishtinës, “Hivzi Sulejmani”.

Shpërndaje në rrjete sociale