Liga Profesionale Saudite ka zgjedhur Lojtarin e Sezonit për sezonin 2025/26, dhe, për habinë e të gjithëve, nuk është Cristiano Ronaldo.
Pasi Al-Nassr siguroi titullin e parë të ligës që nga sezoni 2018/19, duke mposhtur Damac 4-1 në raundin e fundit, ishte e pashmangshme që çmimi më i lartë individual i ligës t’i shkonte njërit prej lojtarëve të Jorge Jesus.
Për sezonin 2025/26, ylli portugez Joao Felix u kurorëzua Lojtari i Sezonit.
Pasi iu bashkua skuadrës në korrik 2025, Felix u bë shpejt një figurë kyçe për klubin. Gjatë sezonit, ai bëri 47 paraqitje në të gjitha garat për Al-Nassr, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 19 asiste – 20 nga këto gola dhe 14 asiste erdhën në ndeshjet e ligës.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...