Olympiacos është finalisti i parë i EuroLeague, pasi ka triumfuar bindshëm ndaj Fenerbahce me rezultat 79-61 në gjysmëfinalen e “Final Four”-it.
Skuadra greke zhvilloi një paraqitje shumë të fortë nga fillimi deri në fund, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke mos i lejuar ekipit turk të rikthehej plotësisht në ndeshje, pavarësisht disa tentativave gjatë pjesës së dytë.
Takimi nisi me shumë kujdes nga të dyja skuadrat, ku minutat e para u karakterizuan nga ritëm i ulët dhe realizim i dobët në sulm. Megjithatë, Olympiacos ishte skuadra që gjeti e para ritmin, falë dy tresheve radhazi të Tyler Dorsey, duke krijuar një seri të shpejtë prej 8-0.
Në anën tjetër, Fenerbahce hasi vështirësi të mëdha në organizimin e sulmit, duke humbur disa topa dhe duke mos qenë efikase në gjuajtje.
Pavarësisht kësaj, skuadra turke arriti të mbetej relativisht pranë në rezultat, ndërsa çereku i parë u mbyll me epërsinë 18-12 për grekët.
Në periudhën e dytë, Olympiacos vazhdoi dominimin dhe arriti ta çojë avantazhin në shifra dyshifrore.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 33-24 në favor të Olympiacosit.
Olympiacos ruajti qetësinë dhe kontrollin e lojës edhe në çerekun e tretë, duke e rritur epërsinë në 56-41 dhe duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt finales së madhe.
Më i dalluari te Olympiacos ishte Alec Peters me 17 pikë, ndërsa Sasha Vezenkov shtoi 16 pikë dhe 5 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Tyler Dorsey me 15 pikë.
Te Fenerbahce, lojtari më efikas ishte Tarik Biberovic me 17 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa Talen Horton-Tucker realizoi 16 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur eliminimin.
Me këtë fitore, Olympiacos siguron një vend në finalen e madhe të EuroLeague dhe vazhdon ëndrrën për ta rikthyer trofeun evropian në Greqi.
SMS mashtruese në emër të Policisë së Kosovës, qytetarëve u ...
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...