Ndeshen dy automjete në rrugën Prishtinë-Llap, lëndohen tre persona

18:32 | 22 Maj 2026
R J

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Me rastin në fjalë tashmë po merret edhe njësiti i trafikut rajonal, teksa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.