Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se me Vjosa Osmanin ka pasur relacion miqësie të gjatë, por në 5 vitet e fundit ka pasur me të dallime.
Por, ai tha se kur nuk ka besuar që Osmani është e dëmshme për Kosovën.
“Bashkimet e kaluara ose shkrirjet kanë qenë kur njëra palë ka qenë në prag të shuarjes. Ky është përbashkim. Ky bashkim ka nis në momentin kur ka nisur gara për zgjedhje. Pas përcaktimit të faktit të kryer që po shkojmë në zgjedhje nisën diskutimet”.
“Unë me Vjosën kemi pasur relacione miqësie shumë të gjata, kemi pasur dallime në disa çështje. Por kurrë nuk kam besuar që Vjosa Osmani është e dëmshme për Kosovën. Por, nuk jemi 100% që pajtohemi”, ka thënë ai.
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...
Qeveria nesër mban mbledhje