Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një mesazh elektoral ku thekson angazhimin për zhvillimin e vendit, mbështetjen për familjet dhe krijimin e perspektivës për të rinjtë.
Në postimin e fundit të fushatës, LDK-ja përcjell mesazhin për një “Kosovë që beson, që punon dhe që zhvillohet”, duke vënë në qendër qytetarin dhe mirëqenien e familjeve kosovare.
Ky subjekt politik, thekson se vendimmarrja politike duhet të jetë e orientuar drejt interesit të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.
Mesazhi elektoral i referohet edhe lidershipit të Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, si dhe ekipit të LDK-së, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në fund të postimit, LDK-ja u bën thirrje votuesve që më 7 qershor të votojnë numrin 113, duke theksuar sloganin: “Voto 1. Voto 2.”
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...
Buxheti i komunave në duar të përmbaruesve
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Podujevë, lëndo...
Mbyllet 1-1 pjesa e parë e finales Ferizaj-Dukagjini
Nëna e heroit Mentor Krasniqi emocionon Bedri Hamzën në Suha...