Kritika e Mark Rutte: Shumë vende të NATO nuk ndajnë fonde të mjaftueshme për Ukrainën

18:11 | 21 Maj 2026
E.G

Shumë vende të NATO-s nuk po ndajnë burime të mjaftueshme financiare për të mbështetur Ukrainën, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mark Rutte, përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Helsingborg të Suedisë.

Rute mori pjesë në debatin mbi mbështetjen minimale për Ukrainën.

“Mbështetja nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë brenda NATO-s. Ajo është e përqendruar në një numër të vogël vendesh, ndër të cilat është Suedia, e cila vërtet udhëheq në mbështetjen e Ukrainës, si dhe vende të tjera si Kanadaja, Gjermania, Holanda, Danimarka dhe Norvegjia”, tha ai në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin suedez Ulf Kristerson./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale