FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me njoftim

17:22 | 21 Maj 2026
E.G

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të aktiviteteve dhe stërvitjeve të planifikuara operative, do të realizojë stërvitje fushore në zonën e Liqenit të Badovcit, duke përfshirë edhe një pjesë përgjatë rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor, në datat 21-22.05.2026 dhe 28.05.2026, shkruan Reporteri.net.

Gjatë zhvillimit të ushtrimeve, Komuna ka paralajmëruar se mund të ketë lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së dhe përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore.

“Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të mos shqetësohen nga aktivitetet e lartëcekura, pasi bëhet fjalë për ushtrime të planifikuara dhe të kontrolluara nga institucionet përgjegjëse të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale