Haxhiu uron Malin e Zi në Ditën e Pavarësisë: Kosova vlerëson miqësinë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore

17:10 | 21 Maj 2026
E.G

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka uruar Malin e Zi në ditën rikthimit të pavarësisë së saj.

Haxhiu, ka shtuar edhe se, Kosova vlerëson miqësinë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendve.

‘’I shpreh urimet e mia më të ngrohta Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë dhe përvjetorin e rikthimit të pavarësisë së saj.

Kosova vlerëson thellësisht miqësinë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve tona, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon.’’, ka shkruar ajo.