Carabinierët italianë njoftojnë për patrullime në Mitrovicën e Veriut: Mbështetje për lëvizjen e lirë të të gjithëve

16:17 | 21 Maj 2026
E.G

KFOR ka njoftuar se, policia ushtarake Carabinieri, ka kryer patrullime në Mitrovicën Veriore.

Në njoftimin e KFOR-it shtohet se policia këto patrullime i kryen rregullisht, me ‘’qëllim sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt’’.

Njoftimi i plotë:

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, kryen rregullisht patrullime në Mitrovicë të Veriut me qëllim sigurimin e një mjedisi të sigurt.

Këto aktivitete ndihmojnë në ruajtjen e vetëdijes për situatën dhe pasqyrojnë angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të mbështetur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë transparente dhe të paanshme.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale