Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në zbulimin e pllakës përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek, në përvjetorin e rënies së tij heroike gjatë betejës së 21 majit 1998.
Haradinaj kujtoi se Heroi Myrtë Zeneli ra në betejën treditore në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz e Bokshiq, bashkë me bashkëluftëtarët Faruk Elezaj, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina, ndërsa po atë ditë për lirinë e vendit ra edhe Heroi Arben Haliti.
Haradinaj theksoi se emrin e Myrtë Zenelit “me krenari në fitore të njëpasnjëshme nëpër beteja do ta mbante Brigada 132 e Zonës Operative të Dukagjinit”.
Ai vlerësoi edhe kontributin e familjes Ahmetaj, duke e cilësuar si një familje me traditë të fuqishme atdhetare, e rreshtuar në kohët më të vështira përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me vëllezër që i dolën zot atdheut.
Haradinaj shprehu respekt e mirënjohje edhe për tre vëllezërit Mehmet Rexhaj, Ajet Rexhaj dhe Hetem Rexhaj nga Jabllanica e Madhe e Pejës, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet porosi për brezat për çmimin e lirisë dhe përkushtimin ndaj atdheut.
I plagosuri në Istog dërgohet në QKUK, Policia jep detaje
Haradinaj: Rryma e shtrenjtë po i dëmton bizneset, pa kushte...
Avokati i Popullit kontakton me homologun izraelit, kërkon g...
Haxhiu: Rrugët nuk janë vetëm asfalt, ato janë lidhje midis ...
FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me n...
Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohet se viktimën e ngarku...