Shefi i NATO-s, Mark Rrutte, paralajmëroi Rusinë dhe çdo kundërshtar të mundshëm që një sulm ndaj shteteve anëtare të aleancës do të merrte përgjigje shkatërrimtare.
Në një konferencë për mediat me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, Rutte vlerësoi Suedinë për punën e bërë në ndalimin e flotës ruse në hije.
“Ta kemi të qartë, aftësia jonë për të mbrojtur çdo aleat, është absolute. Nëse dikujt i merr koka erë dhe na sulmon, përgjigja jonë do të jetë shkatërrimtare”, tha Rutte, përcjell A2 CNN.
Sekretari i Përgjithshëm komentoi edhe vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta pakësuar trupat në Europë, duke thënë se nuk është shumë i shqetësuar. “Është drejtë që të krijojmë balanca të reja”, tha ai.
Inaugurohet nënstacioni i ri policor në Zveçan, Haxhiu: Forc...
PS dhe PD dakordësohen për ndryshimet në Rregulloren e Kuven...
Sonte finalja e Kupës së Kosovës, Ferizaj përballë Dukagjini...
Rubio në takimin e NATO-s, mes shqetësimeve për tërheqjen e ...
Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli...
KEDS: Asnjë njehsor nuk është manipuluar, deklaratat politik...