Punëtori që ra nga lartësia gjatë punës në një vendpunishte në Ferizaj është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.
Sipas drejtorit të Intensivës në QKUK, Shaqir Uka, pacienti fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferuar në Mjekimin Intensiv, ku po trajtohet me aparatura.
Ai ka bërë të ditur se lëndimet janë serioze, sidomos në pjesën e gjoksit, pasi punëtori ka rënë nga një lartësi prej rreth 5-6 metrash.
“Pacienti është rrëzuar nga lartësia, sipas Spitalit të Ferizajt është një lartësi prej 5-6 metrash. Fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente, ku ka bërë ekzaminimet mjekësore e më pas është transferuar tek Mjekimi Intensiv. Lëndimet janë serioze, është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
27-vjeçari bie nga kulmi i një objekti në Babush, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
U.D. Presidentja Haxhiu përuroi strehimoren e parë instituci...
Prokuroria e Pejës dhe Policia intensifikojnë luftën kundër ...
E rëndë/ Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti n...
Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Di...
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovo...
Kurti premton kushte më të mira për studentët në Prishtinë: ...