Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, ka qenë në qendër të raportimeve mediatike për mundësinë e shkarkimit të tij nga detyra, pas mbështetjes që i ka dhënë protestës së studentëve shqiptarë lidhur me provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Lidhur me këtë çështje, në një përgjigje me shkrim për Arbresh.info, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup ka përcjellë qëndrimin zyrtar të Zëdhënësit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi, ku theksohet se lëvizjet diplomatike realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin rregullator të Shërbimit të Jashtëm dhe praktikat e konsoliduara diplomatike.
Në përgjigje thuhet se këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me qëllim përdorimin efikas të burimeve njerëzore dhe në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë, duke theksuar se vendimmarrja përkatëse bëhet në koordinim dhe konsultim me institucionet shtetërore.
“Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike. Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore”, thuhet në përgjigjen e tyre per mediumin Arbresh.info.
Ndërkohë, lidhur me këtë çështje, ka nisur edhe një peticion online nga qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë moslargimin e ambasadorit Denion Meidani.
Sipas peticionit, janë mbledhur rreth 4000 nënshkrime, ku qytetarët i kërkojnë institucioneve shqiptare që të mos e largojnë Meidanin, duke vlerësuar rolin e tij në përfaqësimin e komunitetit shqiptar dhe afërsinë me problemet e tyre./Arbresh.info
Qytetarët kërkojnë që ambasador Meidani të mos shkarkohet, nis peticioni
Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç Partisë Socialdemokrate
PSD zhvillon aktivitet para zyrës së VV’së, ia dorëzon ftesë...
Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njofti...
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në ...
Gjiganti spanjoll mendon transferimin e Salahut
Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuro...