Kuvendi mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 në seancë plenare, në fokus të së cilës do të jenë 9 interpelanca me anëtarë të qeverisë, përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit.
Sipas rendit të ditës, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të datës 14 maj 2026 dhe me njoftime parlamentare. Më pas, deputetët do të zhvillojnë një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, të kërkuar nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe një tjetër interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.
Në vijim, Kryeministri Rama do të përballet edhe me një interpelancë tjetër të kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Në rendin e ditës janë parashikuar gjithashtu interpelanca me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.
Seanca përfshin edhe një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, të kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
Ndër projektligjet që do të shqyrtohen janë ratifikimi i kontratës financiare me Bankën Evropiane të Investimeve për projektin “Porta e Alpeve”, ndryshime në ligjin për infrastrukturën kombëtare të informacionit gjeohapësinor, ndryshime në ligjin për burimet ujore, si dhe disa amendime në Rregulloren e Kuvendit.
Në përfundim të seancës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./rtsh
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë
Bastisje në Prishtinë dhe Mitrovicë për falsifikim të dokume...
Bllokimi i ishullit urban, Rama: Prishtina nuk ka me mbet pe...