Tiranë: Plagoset me thikë 55-vjeçari pas një konflikti

08:24 | 21 Maj 2026
E.K

Një konflikt është regjistruar mëngjesin e sotëm në Nisharak, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një 55-vjeçar.

Sipas burimeve paraprake, në Spitalin e Traumës ka mbërritur i dëmtuari Armando Minollaj, i cili ka marrë dy plagë në bark.

55-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht gjendja e tij paraqitet stabël./abcnews.al