Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, kandidatja për president, Vjosa Osmani, si dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Avdullah Hoti janë bërë bashkë sot në Rahovec.
Ata kanë marrë pjesë në aktivitete parazgjedhore në këtë komunë, duke shuar kështu pretendimet për ftohje të raporteve mes tyre.
Për këtë pjesëmarrje të tyre ka shkruar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“E ardhmja ndërtohet bashkë! E ardhmja kërkon çdo njeri të mirë të Republikës! E ardhmja ndërtohet me ekipin më të mirë, më të ditur e më të përgatitur të vendit! Bashkimi ynë, forca jonë. LDK një herë, LDK gjithherë!”, ka shkruar Abdixhiku.
MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut i dorëzon demarsh verbal Ambas...
Dardan Kapiti, më i miri i finaleve, shpërthen në lot nga em...
Befason Trump: Mund të kandidoj për kryeministër të Izraelit
Spanja dhe Barcelona bien dakord për datën e rikthimit të La...
Themelimi i Xhandarmërisë, KFOR-i kërkon koordinim
Ministria e Arsimit për rastin e drejtorit të dyshuar për ng...