Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate

20:11 | 20 Maj 2026
E.G

Policia e Kosovës ka ndaluar një 30 vjeçar i cili ishte  në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Pas ndalimit, personi është dërguar në vuajtje të dënimit prej katër muaj e gjysmë, për veprën penale “Vjedhje”.

“Më datën 20.05.2026, rreth orës 18:20, nga hetuesit e stacionit policor në Shtime është ndaluar personi F. Xh ( 30 vjeç) , i cili ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Pas ndalimit, personi është dërguar në vuajtje të dënimit prej katër muaj e gjysmë, për veprën penale “Vjedhje”.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale