Nis renovimi i Stacionit Policor në Podujevë

20:04 | 20 Maj 2026
E.G

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka nisur renovimi i plotë i Stacionit Policor në Podujevë.

Sveçla e bëri këtë të ditur pas një vizite në Podujevë, ku u prit nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.

“Së bashku me kryetarin Bulliqi vizituam edhe Stacionin Policor, i cili ka hyrë në një proces të plotë renovimi,” ka shkruar Sveçla.

Sipas tij, pas përfundimit të punimeve, pjesëtarët e Policia e Kosovës do të kenë kushte shumë më të mira për punë.

“Me përfundimin e punimeve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të zhvillojnë aktivitetin e tyre në ambiente moderne dhe funksionale, në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të komunës,” u shpreh ai.