
Screenshot
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se më 28 maj, nën patronatin e Kryeqytetit, do të organizohet një ceremoni përkujtimore në nderim të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, me rastin e ditëlindjes dhe rënies së tyre heroike.
Përmes një statusi publik, Rama tha se këtë informacion ia ka komunikuar edhe mikut të tij Ramizit, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe nderimit të figurave që, sipas tij, kanë kontribuar për lirinë e vendit.
“Nën patronatin e Kryeqytetit, më 28 maj do të përkujtojmë me dinjitet dy figura të pavdekshme të kombit shqiptar Fehmiun dhe Xhevën”, ka deklaruar Rama.
Ai shtoi se Prishtina do të vazhdojë të mbetet një qytet që nderon me krenari ata që kanë rezistuar, luftuar dhe janë flijuar për lirinë dhe shtetin aktual.
“Prishtina do të mbetet gjithmonë qyteti ku nderohen me krenari ata që rezistuan, luftuan dhe u flijuan për lirinë dhe shtetin që sot e kemi”, thuhet në mesazhin e tij.
Në ceremoninë përkujtimore do të nderohen figurat e Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci, të cilët mbeten ndër emrat e shquar të historisë së re të Kosovës./Arbresh.info
Osmani i reagon Kurtit: Nëse kisha dashur pushtet do të garo...
Abdixhiku bashkë me Osmanin e Hotin në Rahovec: Bashkimi ynë...
Takimet e mëdha: KFOR-i me përparim në misionin ushtarak
Bllokimi i Kantierit, Gërdupi: “Mabco” s’mund të përjashtohe...
Vendoset gurthemeli i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e G...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate