Pas triumfit historik në Ligën Premier, të parit pas 22 vitesh, Arsenali po përgatit një revolucion të madh në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimeve të fundit, londinezët janë të gatshëm të largojnë deri në tetë futbollistë nga ekipi kampion, në kuadër të planit të trajnerit Mikel Arteta për të rifreskuar skuadrën dhe për të ruajtur nivelin konkurrues edhe në sezonet e ardhshme.
Në listën e lojtarëve që mund të largohen përfshihen emra të rëndësishëm si Leandro Trossard, Gabriel Jesus, Ben White, Gabriel Martinelli dhe talenti i ri Ethan Nwaneri.
Gjithashtu, e ardhmja e kapitenit Martin Odegaard dhe sulmuesit Kai Havertz mbetet e paqartë, ndërsa Atletico Madrid po monitoron nga afër mbrojtësin Cristhian Mosquera.
Lojtari i Arsenalit i hapur të largohet nga klubi pasi fitoi titullin e Ligës Premier
Arsyeja kryesore e këtij operacioni lidhet me nevojën për rinovim të skuadrës.
Disa lojtarë si Trossard dhe Jesus konsiderohen në fazë rënieje për shkak të moshës, ndërsa braziliani ka vuajtur shpesh edhe nga dëmtimet. Nga ana tjetër, disa prej talenteve të reja nuk kanë arritur të zhvillohen sipas pritshmërive të klubit.
Problemet në repartin ofensiv gjatë sezonit të kaluar kanë shtyrë drejtuesit e Arsenalit të mendojnë për ndryshime të mëdha në sulm, pavarësisht afrimeve të verës së kaluar si Viktor Gyokeres dhe Eberechi Eze. /Telegrafi/
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Abdixhiku: Duhet të flasim për zhvillim, projekte e integrim...
I nominuari për ambasador të SHBA në Shqipëri: Mbështetje SP...
Nis renovimi i Stacionit Policor në Podujevë
A duhet që Europa t’i kontrollojë pasagjerët e aeroporteve p...
Rama: Më 28 maj nën patronatin e Kryeqytetit përkujtohen Feh...