Haxhiu takohet me ambasadorin Guerot – diskutohet rëndësia e funksionalizimit të institucioneve pas 7 qershorit

17:46 | 20 Maj 2026
E.G

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve pas procesit zgjedhor.

Haxhiu theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për garantimin e një procesi të rregullt, kredibil dhe gjithëpërfshirës, si themel i funksionimit demokratik të vendit.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës./Arbresh.info