Çmimet e naftës në Shqipëri kanë ndryshuar përsëri.
Bordi i Transparencës në datë 20 maj 2026, në mbledhjen e radhës, vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, i standardit SSH EN 590, të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, të standardit SSH EN, të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, më 20 maj, ora 18:20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërhiqet vëmendja e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin për zbatimin e këtij vendimi. /A2CNN
Haxhiu takohet me ambasadorin Guerot – diskutohet rëndësia e...
McGurk: Zgjedhjet transparente varen nga institucione të for...
I nominuari për ambasador në Shqipëri: Luftimi i krimit forc...
Mbi 20 anije kaluan Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të ...
Hamza prezanton sloganin e fushatës së PDK-së: Stop Krizës. ...
Kushtetuesja konstaton se nuk i janë shkelur të drejtat të d...