Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, i bashkohet Kurtit

14:32 | 20 Maj 2026
E.K

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, i është bashkuar ekipit të tij.

Sipas Kurtit, Mjekiqi do të kontribuojë me ekspertizën e saj në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai bëri të ditur se me Mjekiqin kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, zhvillimet politike në vend dhe rajon, si dhe çështjet e sigurisë.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti.