Arsenali mbrëmë “theu mallkimin” dhe u shpall kampion i Anglisë pas 22 viteve, një xhiro pa përfunduar elita e futbollit anglez.
Ky sukses erdhi pas dështimit të Manchester Cityt ndaj Bournemouth, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e Guardiolës u ndal 1-1, dhe pas 37 xhirove tani Arsenali ka 82 pikë, kurse City mbeti me 78 sosh, një xhiro pa përfunduar kampionati. Me këtë renditje “Topçinjtë” sigurojnë edhe matematikisht titullin e 14 në histori.
Pas këtij suksesi nuk mungoi as reagimi i ish-futbollistit të Arsenalit, Granit Xhaka.

Përmes një postimi në ‘instastory’, mesfushori shqiptar uroi për suksesin ish-skuadrën e tij në veçanti trajnerin Mikel Arteta.
“Një ekip i veçantë, lojtarë të mrekullueshëm dhe një klub që nuk ndaloi kurrë së besuari por e gjithë kjo është falë teje, Mikel.”
“Të gjithë ata që dyshuan tek ti, t’i japin këtij njeriu dhe këtij trajneri respektin që ai e meriton.”
“Urime gjithë familjes së Arsenalit”, ka shkruar Xhaka në postim.
Ndryshe, Granit Xhaka ka qenë pjesë e Arsenalit nga viti 2016 deri në 2023, ku ka luajtur gjithsej 225 ndeshje, dhe ka realizuar 17 gola./Arbresh.info
Kupa e Botës 2026 pritet të bëhet “biznesi” më i...
Gazeta gjermane: Kosova kërkon lidhje më të ngushta, BE-ja m...
Hargreaves pas takimit me Haradinajn: Pas zgjedhjeve partitë...
Rama: 35 vjet marrëdhënie diplomatike me Korenë e Jugut – fo...
Lituania mbyll aeroportin, lëshon paralajmërim për ‘rrezik a...
Putin nga Pekini: Rusia ka një rol stabilizues në skenën ndë...