Publikohen çmimet e reja të naftës në Kosovë për 24 orët e ardhshme

09:03 | 20 Maj 2026
E.K

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar listën e re të çmimeve maksimale të lejuara (tavan) për derivatet e naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të jenë në fuqi gjatë 24 orëve të ardhshme.

Sipas vendimit më të fundit të ministrisë, çmimet për datën 19 maj 2026 kanë pësuar ndryshime të lehta krahasuar me ditët e kaluara:

Nafta (dizel) – 1.64 euro për litër
Benzina – 1.54 euro për litër, me rritje prej 3 centësh
Gasi – 0.75 euro për litër, me ulje prej 3 centësh

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e paradites së sotme dhe do të vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës./Arbresh.info