Pep Guardiola duket se po përgatitet t’i japë fund aventurës së tij legjendare te Manchester City në fund të sezonit aktual.
Mediat angleze raportuan ditët e fundit se largimi i trajnerit katalanas është pothuajse i sigurt, ndërsa lajmi po merr gjithnjë e më shumë forcë.
Sipas raportimeve të “The Sun”, Guardiola është zemëruar nga publikimi i parakohshëm i lajmit për largimin e tij, sidomos pasi ndodhi pak para ndeshjes vendimtare ndaj Bournemouthit.
Trajneri spanjoll thuhet se ka kontaktuar lojtarët gjatë natës për t’i informuar personalisht se do të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit.
Po ashtu, Guardiola raportohet se u ka kërkuar falje futbollistëve për mënyrën se si doli në publik ky informacion. Vetëm pak ditë më parë, lojtarëve u ishte komunikuar se ai nuk kishte ndërmend të largohej, gjë që ka krijuar habi dhe tronditje brenda skuadrës.
Guardiola mori drejtimin e Manchester Cityt në vitin 2016 dhe gjatë kësaj periudhe e ka shndërruar klubin në një superfuqi të futbollit evropian. Nën drejtimin e tij, “Cityzens” kanë fituar plot 17 trofe madhorë, ndërsa katalanasi konsiderohet tashmë një legjendë e klubit anglez.
Në javët e fundit, tekniku 55-vjeçar ka qenë shumë i rezervuar sa i përket së ardhmes së tij, duke shmangur komentet publike për vazhdimësinë në Manchester.
Ndërkohë, gazetari i njohur Fabrizio Romano ka raportuar se Enzo Maresca pritet të jetë pasardhësi i Guardiolës te Manchester City. Italiani thuhet se do të firmosë kontratë trevjeçare me klubin anglez./Arbresh.info
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...
Rikthehet murtaja e bagëtive në Shkodër, groposen rreth 20 k...
Jashari priti gjeneralin amerikan McKinney, theksohet forcim...
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...
Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e...