Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë

09:21 | 19 Maj 2026
Q L

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës katër persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

Kurse, brenda 24 orëve të fundit janë lënduar 19 persona nga aksidentet në trafik.

Sipas forcave të rendit, 39 aksidente janë më dëme material.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar rreth 2400 gjoba në komunikacion.

Shpërndaje në rrjete sociale