Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e gjuhës shqipe në prag të protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, për mbrojtjen e saj dhe kryerjen e provimeve në shqip.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meidani ka ndarë disa vargje nga poema “Gjuha Shqype” e Gjergj Fishta, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës.
Në postimin e tij, ambasadori ka veçuar vargjet:
“Pra, shqyptarë çdo fes qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta…”
Mesazhi i tij vjen në një moment kur çështja e përdorimit dhe respektimit të gjuhës shqipe ka nxitur reagime dhe organizime protestash nga studentët shqiptarë në Shkup.
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...