Nënkryetari i Mitrovicës, Enis Osmani, përmes një postimi në facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për hapësirat publike dhe të mos dëmtojnë apo përvetësojnë lulet e vendosura në qytet.
Osmani ka theksuar se lulet janë vendosur për ta zbukuruar ambientin e përbashkët dhe për t’i dhënë qytetit një pamje më të bukur dhe më të këndshme për të gjithë qytetarët.
“Ju lutemi që, në funksion të kujdesit për hapësirat publike, të mos i dëmtoni apo përvetësoni lulet e vendosura në qytet.
Këto lule janë vendosur për ta zbukuruar ambientin tonë të përbashkët dhe për t’i dhënë qytetit një pamje më të bukur e më të këndshme.
Kujdesi për hapësirat publike është përgjegjësi e përbashkët, prandaj ju ftoj që së bashku ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë qytetin tonë të dashur”, ka shkruar Osmani.
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...
Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy ja...
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para