Të paktën katër njerëz janë vrarë në një sulm të madh me dronë ukrainas ndaj rajoneve ruse, përfshirë Moskën, e cila u përball me sulmin më të madh në më shumë se një vit të dielën.
Tre njerëz humbën jetën në rajonin e Moskës dhe një tjetër në rajonin e Belgorodit, thanë autoritetet ruse të dielën.
Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, tha se një grua u vra kur një shtëpi u godit në Himki, në veri të kryeqytetit, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po kërkonin në rrënoja për një person tjetër.
Dy burra u vranë në fshatin Pogorelki, në distriktin Mitishçi. Disa ndërtesa të larta banimi dhe objekte infrastrukturore u dëmtuan, tha ai.
Mbrojtja ajrore shkatërroi 81 dronë që shkonin drejt Moskës që nga mesnata, raportoi TASS, duke cituar kryebashkiakun Sergei Sobyanin.
Ky konsiderohet sulmi më i madh ndaj kryeqytetit rus në më shumë se një vit.
Sobyanin tha se 12 njerëz u plagosën, kryesisht pranë hyrjes së rafinerisë së naftës në Moskë, ndërsa tri shtëpi u dëmtuan. Ai shtoi se “teknologjia” e rafinerisë nuk u dëmtua.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 556 dronë u rrëzuan mbi territorin e vendit gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës.
Aeroporti më i madh i vendit, Sheremetievo i Moskës, tha se mbetje të dronëve kishin rënë në territorin e aeroportit pa shkaktuar dëme./rel
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...