Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor dhe kanosje

17:02 | 16 Maj 2026
Q L

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Kanosje”.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 15 maj 2026 në rrugën magjistrale Prishtinë–Shkup, ku i dyshuari me inicialet R.S. fillimisht ka tejkaluar dhe bllokuar automjetin e viktimës A.T., për ta sulmuar më pas fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Ferizajt.

Gjatë hetimeve, është intervistuar edhe ish-bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka raportuar se është kanosur përmes telefonit. Ajo ka dorëzuar si provë dy audio-incizime me përmbajtje kërcënuese.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprave penale. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.