Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Rakaj, nisin hetimet

14:46 | 16 Maj 2026
E.K

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur në fshatin Rakaj të Ferizajt është gjetur pa shenja jete një 29-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendngjarje.

“Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 29-vjeçar. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit, krimteknikët rajonal dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha ai.