Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të gjejnë zgjidhje për stabilitet institucional, duke theksuar se viti 2026 mund të jetë një vit vendimtar për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Kos deklaroi se Kosova ka rol të rëndësishëm për sigurinë në Evropë dhe se “nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën”.
Ajo kërkoi funksionim stabil të institucioneve dhe tha se kriza institucionale po pengon përparimin e reformave dhe procesin integrues të vendit.
Kos njoftoi gjithashtu se BE-ja ka vënë në dispozicion qindra milionë euro për Kosovën përmes Planit të Rritjes dhe fondeve para-anëtarësuese, duke theksuar se përfitimi i tyre lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e reformave.
“Natyrisht që ka vend për Kosovën në BE dhe procesi i anëtarësimit nuk punon me data, por masim përparimin në përmbushjen e reformave. Sa më e suksesshme do të jetë Kosova në përmbushjen e reformave dhe në dialogun me Serbinë, aq më shanset janë më të larta të fillojmë me negociatat. Përtej politikës, anëtarësimi ka një pjesë teknike. Nuk mund të japë datë apo vit por jam e bindur se do të punojë ngushtë dhe palodhshëm që ta përafroj Kosovën me BE-në”, tha Kos ndër të të tjera.
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...