Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë

10:46 | 15 Maj 2026
E.K

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe vjen në kuadër të vizitës zyrtare të Komisioneres së BE-së në Prishtinë.

Pas takimit, Kurti dhe Kos pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për media, ku do të japin më shumë detaje rreth diskutimeve dhe mesazheve të dala nga ky takim.