Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ali Sokoli në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Prishtinën.
Pllana tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Pllana për Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...