Rilind Gërvalla është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4.
Emërimi i tij ka ardhur në mbledhjen e dytë të Bordit të RTK-së dhe ai është propozuar nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së mediumit publik, Zana Spahiu.
Propozimi i saj ka marrë nëntë vota të anëtarëve të bordit.
Më 31 janar 2023, Rilind Gërvalla ishte zgjedhur drejtor i RTK1, por tash i ka përfunduar mandati i rregullt dhe do të vazhdojë të jetë ushtrues detyre.
Kurse, në mbledhjen e bordit, Arsim Halili është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Radio Kosovës.
Ai u propozua në këtë pozitë nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu.
Halili ka qenë deri më tani drejtori i Radio Kosovës, i cili ishte zgjedhur më 31 mars 2023, por që i kishte përfunduar mandati i rregullt.
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...