KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë

12:26 | 13 Maj 2026
E.K

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka pranuar listat e kandidatëve për deputetë nga 23 subjekte politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Gjatë periudhës 11-ditore (2 maj – 12 maj 2026), KQZ ka pranuar listat e kandidatëve për deputetë nga 23 subjekte politike, prej të cilave: 18 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”, thuhet në njoftim.

KQZ thekson se 4 parti politike, të cilat më herët kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje, nuk kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto 23 subjekte politike është 917, prej të cilëve: 603 burra dhe 314 gra”, thuhet tutje në njoftimin e KQZ-së.