Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, merr pjesë Kurti

11:02 | 13 Maj 2026
E.G

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ju njofton se nesër do të bëhet ceremonia e inaugurimit të punimeve dhe vendosja e gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë: kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti; ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila; si dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Agjenda:

09:00 – Takim në Komunën e Mitrovicës me kryetarin Faton Peci.

09:30 – 09:50 – Vizitë në Parkun Industrial dhe inaugurimi i punimeve.

09:50 – 10:10 – Fjalë rasti nga kryeministri Albin Kurti; ministrja Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale