Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Ferma VIP.
Në qendër të kësaj skene të pazakontë ishin shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe balerini Ilir Shaqiri.
Gjithçka nisi gjatë një sfide spontane, ku Iliri po mundohej ta bënte Mozën të qeshte me gjeste dhe mimika pranë fytyrës së saj.
Teksa atmosfera bëhej gjithnjë e më gazmore, Moza e surprizoi totalisht me një reagim që nuk pritej.
“A të bëj një gjë të frikshme?”, iu drejtua ajo balerinit, përpara se t’i kapte fytyrën me duar dhe ta puthte në buzë.
Veprimi i saj e la Ilirin të shtangur për disa sekonda, gjersa më pas ai shpërtheu në të qeshura.
Skena shkaktoi reagime të menjëhershme edhe te fermerët e tjerë, të cilët po e ndiqnin situatën nga divani dhe nuk i kursyen të qeshurat për këtë moment spontan e komik. /Telegrafi/
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet