Kryetari i Degës së Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, Shaqir Totaj, ka dalë me reagim lidhur me listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka sqaruar se dega në Prizren nuk i ka propozuar emrat që janë përmendur për dallavere me vota në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit, por megjithatë ata janë përfshirë në listën përfundimtare, shkruan Arbresh.info.
“Personat emrat e të cilëve u përmendën në atë proces nuk janë propozuar nga dega e PDK-së në Prizren për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Madje, disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procesit ligjor. Megjithatë, në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e kompromituar të numërimit të votave”, ka shkruar Totaj.
Ai ka thënë se ka qenë vetë Kryetari Bedri Hamza, që kishte kërkuar reflektim dhe përgjegjësi nga lidershipi i degës së PDK-së në Prizren dhe nga ai si kryetar i saj.
“Pas konsultimeve të brendshme, unë dhe kryesia e degës në Prizren kemi reflektuar me përgjegjësi politike dhe morale”, ka shkruar Totaj.
Totaj ka renditur nëntë kandidatët e propozuar nga dega, e që janë: Faruk Bojaxhiu, Jona Hoxhaj, Shkelzen Kastrati, Endra Luzha-Pula, Adelina Beqiri-Minci, Betim Ramadani, Lumnije Rakaj, Xhafer Hoxha dhe Lajde Kolgjeraj.
Pas dyshimeve për manipulime me vota, KQZ kishte vendosur për rinumërim.
Nga ky proces, kandidati me më së shumti vota diferencë kishte dalë Fetah Paçarizi i PDK’së, me -7 mijë vota.
Pas tij renditeshin Nait Hasani, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj Gutaj, Arianit Çollaku e Fadil Demaku.
PDK ende nuk e ka publikuar listën përfundimtare. Afati për dorëzimi të saj në KQZ ka përfunduar në orën 24:00.
Partitë tjera veçse i kanë bërë publike listat./Arbresh.info
BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori pë...
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu: Nuk pati ku...
Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet