Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë

23:19 | 12 Maj 2026
Q L

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit, të cilën e ka cilësuar si “listë fituese”.

Përmes një postimi publik, LDK-ja tha se kandidatët përfaqësojnë një ide për Republikën, me institucione të forta, zhvillim, aleanca të palëkundura perëndimore dhe qytetarët në qendër të saj.

“Një ekip që bashkon përvojën dhe energjinë e re. Integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj Republikës. Me njerëz që vijnë nga çdo anë e Kosovës, nga diaspora, nga jeta akademike, profesionale e qytetare; me gra e burra që besojnë se ky vend meriton më shumë qetësi, më shumë siguri dhe më shumë shpresë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Lista e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale