Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka bërë të ditur se do të mbahen zgjedhje në klub dhe se ai do të kandidojë sërish për postin e presidentit.
“Nuk do të jap dorëheqje”, ka deklaruar Perez gjatë një konference për media të martën, në fund të një sezoni zhgënjyes për gjigantin spanjoll.
Sezoni 2025/26 pritet të mbyllet pa trofe për madrilenët. Barcelona fitoi 2:0 në “El Clasico” ndaj Real Madrid në “Camp Nou”, duke siguruar titullin e dytë radhazi në LaLiga tri javë para fundit të kampionatit.
Po ashtu, Real Madrid është eliminuar në çerekfinale të Champions League nga Bayern Munich.
Sipas raportimeve, trajneri aktual Alvaro Arbeloa, i cili e kishte marrë drejtimin e ekipit në janar pas largimit të Xabi Alonso, nuk pritet të vazhdojë sezonin e ardhshëm.
Në mediat spanjolle është përmendur edhe mundësia e rikthimit të ish-trajnerit Jose Mourinho në stolin e klubit madrilen.
Ndërkohë, sezoni është shoqëruar edhe me tensione brenda skuadrës. Tifozët kanë protestuar ndaj yllit francez Kylian Mbappe për atë që e konsiderojnë mungesë përkushtimi, ndërsa mediat kanë raportuar për përplasje në stërvitje mes lojtarëve. Një prej incidenteve thuhet se ka përfunduar me mesfushorin Fede Valverde në spital./rtk
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...
Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i as...
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore