Pal Lekaj tërhiqet nga gara për deputet, jep mbështetje për AAK-në dhe Ardian Gjinin

16:58 | 12 Maj 2026
E.H

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit, por ka theksuar se do të vazhdojë mbështetjen e tij për AAK-në dhe kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj tha se AAK-ja nuk është vetëm një subjekt politik, por një “familje politike” që ka dhënë kontribut të madh në shtetformimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Ai vlerësoi rolin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar si një nga ideatorët dhe luftëtarët më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Lekaj tha se për më shumë se 26 vite ka qenë pjesë e rrugëtimit politik të Haradinajt dhe Aleancës, duke kujtuar sfidat dhe angazhimin në etapa të ndryshme të shtetndërtimit.

“Sot, pas 26 vitesh, kam vendosur që në zgjedhjet e 7 qershorit të mos garoj në listën e Aleancës, duke hapur dyert për anëtarët e rinj”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale