36 zyrtarë policor të NjRSH-së certifikohen në fushën “Ballafaqimi me turma”

16:49 | 12 Maj 2026
E.H

Sot, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të 36 zyrtarëve policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit me sukses të trajnimit dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me Turma”.

Trajnimi u realizua nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (DNJSO), përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore, me fokus ngritjen e kapaciteteve profesionale për menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike.

Ky trajnim është pjesë e ciklit të planifikuar për të tetë rajonet policore, në përputhje me Konceptin Nacional për Menaxhimin e Trazirave Qytetare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale