Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Arnulfo Sanchez, ka njoftuar se autoritetet kolumbiane kanë arrestuar në El Dorado International Airport shtetasin kosovar Arian Lluka, i cili kërkohej nga Kosova pas arratisjes nga burgu ku ishte dënuar për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas ministrit kolumbian, Lluka dyshohet se gjatë periudhës 2023–2026 ka udhëtuar nëpër shtete të ndryshme duke përdorur dokumente të rreme dhe një identitet alternativ serb, me qëllim që t’u shmangej autoriteteve ndërkombëtare dhe drejtësisë.
“Hetimet tregojnë se midis viteve 2023 dhe 2026, ai lëvizi nëpër vende të ndryshme duke përdorur dokumentacion legjitim nën një identitet alternativ serb, duke u përpjekur t’i shmanget kontrolleve ndërkombëtare dhe veprimit të drejtësisë”, ka deklaruar Sanchez.
Ai ka vlerësuar operacionin si dëshmi të kapaciteteve të Kolumbisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll të migracionit.
“Ky rezultat tregon se Kolumbia ruan aftësi efektive për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll të migracionit përballë kërcënimeve globale. Mirënjohja ime për oficerët dhe autoritetet tona të policisë, të cilët me profesionalizëm dhe koordinim ndërkombëtar vazhdojnë të mbrojnë sigurinë dhe ligjshmërinë”, ka shkruar ministri kolumbian.
Arian Lluka ishte dënuar për vrasjen e Fidan Shabit në vitin 2012 në Pejë. Ai ishte arratisur nga burgu në Kosovë në vitin 2019.
ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...
Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëro...
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut...
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...