Policia në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar ka realizuar 195 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.
Po ashtu janë sekuestruar 6 armë zjarri, ndërsa janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4366 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 620 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, theksohet tutje në njoftim.
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...
Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje
Rritet numri i vjedhjeve në Ferizaj, 11 raste veç javën e ka...