Tri raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar gjatë ditës së diel në Kosovë, në komunat e Ferizajt dhe Klinës, ku cak i hajnave kanë qenë stoli ari, para të gatshme dhe një armë me leje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në të gjitha rastet persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesa dhe shtëpi private, ndërsa deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.
Të gjitha rastet janë nën hetime nga Policia e Kosovës.
Ferizaj 10.05.2026-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rasti nën hetime.
Ferizaj 10.05.2026-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.
Klinë 10.05.2026-21:38. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur, kanë depërtuar në shtëpinë e tij me forcë dhe nga aty kanë vjedhur para te gatshme, stoli ari si dhe një armë me leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nen hetime./Arbresh.info
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve
Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...
Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëv...
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...