Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës

23:04 | 10 Maj 2026
E.H

Barcelona është shpallur kampione e Spanjës për herë të 29-të në histori dhe për të dytin vit radhazi, duke vulosur titullin në mënyrën më spektakolare të mundshme – me fitore në “El Clasico” ndaj rivalit të përjetshëm Real Madrid.

“Blaugranët” triumfuan 2-0 dhe siguruan matematikisht titullin tri xhiro para përfundimit të kampionatit, duke konfirmuar dominimin e tyre në futbollin spanjoll këtë edicion.

Qershia mbi tortë për skuadrën katalanase ishte fakti se festa e titullit erdhi pikërisht ndaj rivalit më të madh.

Golat e fitores u realizuan që në pjesën e parë, fillimisht nga Marcus Rashford me një supergol nga goditja e lirë, ndërsa Ferran Torres vulosi rezultatin 2-0.

Me këtë sukses, Barcelona vazhdon të shkruajë historinë në La Liga, ndërsa Real Madrid e mbyll sezonin për të dytin vit radhazi pa asnjë trofe – një zhgënjim i madh për klubin madrilen./Klankosova.tv

Shpërndaje në rrjete sociale